5 mars 2015 – Futbolli në Greqi do të rifillojë. Pas vendimit të kryeminstrit të vendit Alexis Tsipras për të pezulluar kampionatin pas përleshjeve mes tifozëve në derbin mes Panathianaikosit dhe Olympiakosit, Superliga greke do të rinisë këtë fundjavë, por me dyer të mbyllura. Të paktën dy javët e ardhshme të kampionatit do të luhen pa praninë e tifozëve. Ishte zëvendësministri i sporteve Stavros Kontonis ai që e anunçoi vendimin për rifillimin e kampionatit. Ky i fundit në fjalën e tij theksoi se të gjitha klubet kishin bërë kërkesë në qeveri që të luhej sërish dhe në këtë mënyrë nuk mund të procedohej ndryshe. Vendimi i komunikuar nga kryeministri Alexis Tsipras për ndaljen e futbollit në Greqi pak ditë më parë pas incidenteve që ndodhën në derbin e Athinës mes Panathinaikos dhe Olympiacos, ishte ndërpreja e tretë e kampionatit gjatë këtyre viteve të fundit për shkak të përsëritjes së episodeve të dhunës në fushat e futbollit. Kampionati në Greqi u ndërpre edhe në muajin shtator edhe pse në atë rast jo për të njëjtat arsye por shkak të krizës ekonomike që kishte mbërthyer vendin dhe që kishte prekur edhe skuadrat e futbollit. Superliga greke do të rinisë me javën e 26-të. Olympiakos udhëheq klasfikimin me 58 pikë, 6 më shumë se Panathianaikos që edhe pse e shkurtoi në 3 pikë distancën me fitoren në derbi u dënua nga federata me -3 pikë për trazirat që shkaktuan tifozët e saj në sfidën e fundit të kampionatit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





