IGUMENICË- Sekuestrohen 730 kg marijuanë në kufi me Shqipërinë. Autoritetet greke bëjnë me dije se droga u gjet në një pyll në Shën Nikollë të Igumenicës.
Mësohet se sasia e marijuanës ishte fshehur në 16 çanta me 689 pako. Policia greke ka rrethuar zonën dhe po punohet për kapjen e trafikantëve.
Nuk dihet ende nëse sasi e madhe e drogës ka hyrë në shtetin helen nga vendi ynë, apo i përket trafikantëve të vendit fqinjë dhe po bëhej gati për t'u shpërndarë në destinacion..





