GREQI, 2 nëntor 2013 – Policia greke ka sekuestruar në “Antiro”, një sasi prej 96 kilogramësh drogë, si dhe ka arrestuar dy shtetas grekë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas burimeve të policisë, droga ishte e ndarë në 90 pako, dhe automjeti që transportonte drogën vinte nga aksi rrugor Gjirokastër-Janinë.
Policia greke e kufirit ka ndaluar 2 shtetas, njëri një 52-vjeçar grek ishte drejtuesi i makinës që kishte drogën, ndërsa shtetasi tjetër një 47-vjeçar, me makinën e tij tip “Jaguar” me targa bullgare shërbente për të kontrolluar terrenin.
Po sipas burimeve të policisë, 2 të arrestuarit janë shprehur se droga do t’i dorëzohej një shqiptari.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.





