Një refugjat nga Athina do të mbajë pishtarin olimpik për Lojrat Olimpike 2016, që zhvillohen në Rio De Zhanero, të Brazilit. Synimi është të sensibilizohet opinioni botëror për krizën e refugjatëve. Duke dashur që përmes një iniciative simbolike të sensibilizojë opinionin botëror, pas një vizite në kampin e refugjatëve në Eleona të Athinës, kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka deklaruar se flaka për Lojrat Olimpike 2016 në Rio de Zhaneiro do të kalojë edhe nëpër një kamp refugjatësh në Athinë dhe mbajtësi i pishtarit të saj do të jetë pikërisht një prej tyre.
“Ne përpiqemi me anë të sportit që ndoshta të shërojme disa plagë nga të cilat këta njerëz vuajnë, si edhe për t’u dhënë atyre një grimë të vogël shprese e besimi në jetën e tyre të vështirë,” – tha Bach.
Pishtari olimpik do të fillojë rrugëtimin e tij ditën kur ai ishte ndezur në Olimpin e lashtë, në Peloponezin perëndimor, në 21 prill, para se të niset për në Brazil, 12 ditë më vonë. Pishtari do të mbërrijë në Stadiumin "Marakana" në Rio de Zhaneiro më 3 maj, pas një rrugëtimi prej 100 ditësh.