Një mjet lundrimi me 30 emigrantë në bord është mbytur në brigjet e Greqisë.
Autoritetet portuale greke janë duke vijuar një operacion kërkim -shpëtimi në zonën e Karlovasit, Samos, për gjetjen e katër personave të zhdukur.
Mediat helene raportojnë se një person ka humbur jetën, katër persona janë shpallur të zhdukur ndërkohë që 25 të tjerë arritën të shpëtonin.
Sipas informacioneve të para, skafi ishte nisur nga Turqia.