Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2107 raste të reja dhe 10 viktima, ndërsa numri i të intubuarve është 153.
Krahasuar me ditën e djeshme, rritja e është e konsiderueshme, pasi dje ishin 1820 raste, ndërsa sot shifra është mbi 2100.
Ekspertët grek kanë parashikuar se në ditët në vijim rritja do të vazhdojë, ndërsa pikun pritet që ta arrijë në muajin gusht.
Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.





