Policia greke ka vënë në pranga një 35- vjeçar shqiptar nën akuzën e pedofilisë. Bëhet fjalë për Krenar Rrapon, i cili së bashku me dy persona të tjerë kanë përdhunuar një 14 vjeçare. Në pranga kanë përfunduar gjithashtu edhe dy shtetasit e tjerë për të njëjtën akuzë.

Dhunimi i vajzës rome është bërë në Larisa, ku ajo është përdhunuar për 15 ditë me radhë nga shqiptari dhe dy të tjerët, më të mëdhenj në moshë se ai.

Policia e gjeti vajzën në kushte të mjerueshme dhe në fillim arrestoi tutorin 55-vjeçar.  Hetuesit thonë se vajza kishte jetuar në Selanik me të ëmën.

Më vonë, ajo ishte strehuar në shtëpi përkatëse, por ishte larguar për në Selanik ku kishte jetuar më herët. Atje kishte rënë pre e dhunimit seksual.

Ngjarja ka ndodhur më 15 gusht. Përveç përdhunimit, ato i kanë çuar 14- vjeçares edhe burra të tjerë kundrejt pagesës.