6 korrik 2015 – Greqia votoi në referendumin e të dielës kundër reformave të propozuara nga europianët, ku mbi 60 përqind e grekëve votuan “JO”. Menjëherë pas këtij rezultati kanë dhënë dorëheqjen Antonis Samaras, nga posti që mbante si kryetar i partisë Demokracia e Re, dhe Yanis Varoufakis, nga posti i ministrit të Financave.
Ish-kryeministri Antonis Samaras ka pranuar humbjen e krahut të tij që mbështesnin “PO”-në dhe ka dhënë menjëherë dorëheqjen si kryetar i partisë që drejtonte.
Përkohësisht , deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, në këtë post do të qëndrojë Vangelis Meimarakis.
Ndërsa, ministri grek Varoufakis njoftoi dorëheqjen e tij mëngjesin e sotëm, një mesazh në rrjetin social “Twitter”, ku për këtë vendim fajëson Eurozonën.
“Jo më ministër. Eurogrupi është kundër prezencës sime në takime”, citohet në mesazhin e Varoufakis.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/