Përplaset në bregdetin e Lefkadhës në Greqi një anije me flamurin shqiptar. Anija “Koravi” është përplasur në orët e para të mëngjesit të sotëm me shkëmbinjtë ne zonën detare të Akrotirio Doukatou.

Anija po transportonte 1900 tonë hekur nga Amaliadha, Volo për në Shqipëri. Mësohet se tetë pjesëtarët e ekuipazhit janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga të dhënat e para nuk bëhet me dije shkaku i aksidentit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes.