Greqi, 17 mars 2014 – Policia greke ka shkatërruar një bandë shqiptaro-greke dhe moldave të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mediat greke informojnë se janë arrestuar 10 persona, nga të cilat 5 grekë, 2 shqiptarë, 3 moldavë që transportonin kanabis nga Shqipëria dhe Turqia për ta përpunur në Greqi dhe më pas për ta shitur në tregun europian. Gjatë operacionit u sekustruan 98. 5 kilogramë kanabis të papërpunuar në një fermë në Janinë, ku ishte e magazinuar, 6 kg herionë, granata dhe fishekë.
Sipas policisë greke, 4 nga anëtarët e grupit kriminal ndodhen të burgosur në Larisa, Janinë dhe Mal të Zi. Operacionet antidrogë u zhvilluan në kufirin shqiptaro-grek në Zitsa, Janinë, në Athinë dhe Mal të Zi. Policia greke sekuestroi edhe një arsenal armësh, duke përfshirë granata, pushkë, fishekë e deri tek silenciator e uniformë policie.
Grupit i janë sekuestruar edhe 4 automjete e 23 celularë. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se ky grup kriminal ka arritur të trafikojë më parë 83 kg marijuanë në Gjermani, 27 kg në Rusi dhe 55 në Greqi.
Marijuana vinte nga Shqipëria përmes kufirit të gjelbër, kryesisht atij pranë Kakavijës, ndërkohë që heroina vinte nga Turqia.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





