26 shkurt 2015 –  Dhuna ndal futbollin grek.

Ditët e fundit vendi fqinjë ka spikatur në edicionet informative për kursin e ri të qeverisë Tspiras në lidhje me borxhin, por nuk është vetëm tratativa e vështirë me Bashkimin Europian mbi termat e makroekonimisë në horizontin e qeverisë së Alexis Tsipras, por edhe futbolli, ose më mirë të thuhet episodet e dhunës që e kanë shoqëruar në kohët e fundit. Federata greke ka vendosur të përgjigjet në mënyrën më radikale. Në Greqi u pezullua për një periudhë kohe të papërcaktuar Super Liga, kategoria maksimale e futbollit në vendin fqinjë.

Organet e morën vendimin me arsyetimin se nuk ekzistojnë kushtet e sigurisë që loja të vazhdojë. Ishte zv/ministri i sportit, Stavros Kontonis ai që ju kërkua organeve kryesore të futbollit grek që të pezullojnë të gjitha aktivitetet deri sa të ndërmerren impenjime specifike dhe konkrete nga ana e të gjithë aktorëve në luftën dhunës, duke përfshirë këtu edhe krijimin e një kuadri të ri ligjor. Mëngjesin e së mërkurës Kontonis takoi kryeministrin Alexis Tsipras që aprovooi masën deri në marrjen e një  vendimi të dytë, si pasojë e tensinit që shpërtheu në dy derbit e së dielës së kaluar, atë mes Panathinaiks dhe Olimpiakos si dhe përballjen mes Lariasas dhe Olimpiakos i Volosit.