GREQI 21 Nëntor 2014 – Mbi 20 kg heroinë janë sekuestruar sot në një autobus që vinte nga Stambolli në doganën greke në pikën kufitare të Kapshticës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se policia greke ka gjetur 20 kg e 659 gramë heroinë të fshehur në depozitën e kondicionerit të autobusit.
Mediat greke kanë raportuar se autobusi transportonte futbollistë të Durrësit, të cilët vinin nga Stambolli vinin drejt Shqipërisë. Ndërsa burime nga pika kufitare e Kapshticës, pohojnë se autobusi ishte me ekipin e Erzenit, që i përket qytetit të Shijakut. Por vete futbollistët kanë deklaruar se autobusi me të cilin udhëtonin ishte i rastit. Ata kanë mohuar të kenë qenë të implikuar me drogën e gjetur. "Asnjë prej nesh nuk ka pasur lidhje me drogën, autobusi ishte i rastit", thane futbollistët. Ndërkaq mësohet se policia ka ndaluar një person nga ekipi i Erzenit.
Mësohet se automjeti kishte si destinacion kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 41 dhe 43 vjeç. Sipas raportimeve, heroina është pikasur nga qeni i policisë kufitare. Autobusi i linjës Stamboll-Tiranë është shoqëruar nga policia greke në Athinë, ku më pas është hapur dhe është gjetur sasia e heroinës. Ndërkohë futbollistët e Erzenit janë kthyer me mjete të rastit drejt Shijaku.
/Balkanweb/





