Antiterrori grek është vënë në alarm pas gjetjes së një bombe në aksin Korinth-Tripoli. Sipas burimeve policore, mekanizmi shpërthyes u gjet mesditën e së premtes, prej punonjësve të mirëmbajtjes së autostradës, i cili njoftoi autoritetet.

Policia mundi të kryejë shpërthim të kontrolluar për të çaktivizuar bombën, e cila ishte e përbërë prej dinamiti të lidhur me celular, vetëm pak çaste përpara se në atë aks të kalonte presidenti i vendit, Prokopis Pavlopoulos.

Burime policore, të cilave iu referohen mediet vendase, thanë se jeta e presidentit dhe eskortës së tij nuk u kërcënuan në asnjë moment. Presidenti Pavlopoulos ndodhej në zonën e Kalamatës dhe Tripolit për vizitë, e do të kthehej në Athine pas përfundimit të vizitës së tij në zonë.

Dyshimet e para bien mbi grupet anarkiste dhe organizatat terroriste vendase, por nuk përjashtohet edhe skenari i një sulmi më të organizuar.