Greqia bëhet shteti i parë me shumicë ortodokse që legalizon martesa brenda të së njejtës gjini.

Tashmë, çiftet e të njejtin seks do të mund të birësojnë ligjërisht fëmijë, në bazë të votimit të së enjtes me 176 vota pro dhe 76 kundër.

Teksa kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të ulë pabarazitë në vend, ai është kundërshtuar edhe nga një masë e madhe njerëzish, kryesisht besimtarësh ortodoksë, të cilët nisën një tubim në kryeqytet.

Ndërkohë, vendimi është mirëpritur nga organizatat LGBTQ në Greqi.