Autoritetet e burgut Domoku, në Greqi, janë alarmuar pasi zbuluan mbrëmë një tunel 10 metra të gjatë me diametër 50 cm që ishte hapur nëpër muret e këtij burgu. Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit është edhe shqiptari Alket Rizai, autoritetet greke dyshojnë se plani ka qenë për arratisjen e tij.

Tunelet ishin gërmuar në katin e tualetit pranë qelisë së Alket Rizait, megjithatë hetimet janë duke u zhvilluar pasi nuk ka një version konkret nëse arratisja ishte planifikuar nga shqiptari Rizai. Stafi i burgut u mobilizua menjëherë pasi gjeti tunelin e hapur dhe parandaloi në këtë mënyrë një arratisje e mundshme. Tashmë hetimet vijojnë për të përcaktuar planin dhe personat përgjegjës.