GREQI – Mediat greke raportojnë se sot Organizata për Sigurimin Bujqësor ka dhënë pensionin për 767 mijë pensionistët e “Epirit të Veriut”. Sipas faqes “Aftonomi” OGA ka paguar 337,259,419.96 euro për 767.798 pensionistë grekë që jetojnë në Shqipëri.
Një lajm i tillë vjen pas takimit që deputeti i PASOK-ut, Pirro Dhima ka zhvilluar me Ministrin e Punës, Sigurisë dhe Kujdesit, John Vroutsi, ku u diskutuan masat për ndihmën ekonomike për minoritetin grek në Shqipëri.
Dhima ka paraqitur shqetësimet e tij për masat e qeverisë për këtë çështje dhe kanë rënë dakord për një zgjidhje. Ministri Vroutsi e ka siguruar deputetin e PASOK-ut se do të gjendet një zgjidhje e re dhe se së shpejti propozimin e tij do t’ia paraqesë Ministrit të Financave.
Propozimi i iniciuar nga Dhima është hartuar në bashkëpunim me organizatat e minoritetit grek në Shqipëri. Për shkak të ndikimit të krizës financiare qeveria greke u ka hequr të drejtën e pensionit apo ndihmës ekonomike shumë familjeve që jetojnë në Shqipëri.





