Maqedonia nuk ka arritur të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pse që në vitin 2005 ka fituar statusin e shtetit kandidat, raporton Rel. 

Gjithashtu edhe herët e tjera Greqia ka qenë ajo që ka kushtëzuar datën me zgjidhjen së pari të çështjes së emrit të Maqedonisë, kontest ky që zgjati 20 vite. 

Në konkluzionin e pestë që vlerësohet edhe kyç për Maqedoninë që u miratua sonte në Bruksel nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, thuhet se fillimi i bisedimeve mund të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit në qershor gjatë kryesimit irlandez me BE-së, por, pasi paraprakisht Komisioni Evropian të bëjë vlerësime për arritjet e mundshme të Maqedonisë për çështjen e emrit dhe fqinjësinë e mirë. 
Në fakt, edhe Bullgaria ka hezituar në dhënien e pëlqimit për Maqedoninë për shkak të vlerësimit se Shkupi nuk është i përkushtuar ndaj fqinjësisë  së mirë. 

“Ne jemi të brengosur për marëdhëniet e mira kurse miqtë grekë insistojnë në zgjidhjen e çështjes së emrit para fillimit të bisedimeve me BE-në”, ka deklaruar Mlladenov. 

Vendimi për mosdhënien e datës për Maqedoninë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE ende nuk është komentuar nga zyrtarët në Shkup.