5korrik 2015 – Grekët mund të dalin nga BE-ja. Të paktën nga numërimi i deritanishëm i votave, me 20 për qind më shumë është diferenca e atyre që kanë votuar JO për masat e mëtejshme të Eurozonës. Pritet nga ora në orë dalja e rezultatit final, me numërimin e të gjithë votave të 10 milionë qytetarëve grekë.
Mësohet se kancelarja gjermane dhe presidenti francez kanë thirrur një mbledhje urgjente, që pritet të mbahet nesër me përfaqësues të Eurozonës. Kryeministri grek Cipras tha se grekët duan të qëndrojnë në BE, por nuk duan që të trajtohen si “koloni”.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”