Një tërmet më magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur ishullin e Nisyros në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan në oeën 16:23, duke u përqëndruar në 27 kilometra në jug-jugperëndim të ishullit të Nisyros dhe në një thellësi fokale prej 17.5 kilometrash.

Tërmeti është vazhdim i aktivitetit sizmik  që po zhvillohet në zonën më të gjerë të Nisyros gjatë ditëve të fundit, i cili monitorohet nga sizmologët.