Greqia është goditur sërish sot nga një tërmet i fortë.
Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet (OASP), Efthymios Lekkas, bëri me dije se tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter.
Ndërsa shtoi se kjo është dridhja e tretë e fortë në zonë që nga fillimi i lekundjeve. “Ne po shikojmë fenomenin, është një dridhje sizmike, një nga më të ndjerit në ishull dhe vjen nga e njëjta zonë fokale.”
Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, i cili regjistroi tërmetin mesditën të së martës, ai u përqëndrua në zonën detare, 27 kilometra në perëndim në jugperëndim të Tilos, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.





