Një tërmet i fortë ka goditur pasditen e sotme Greqinë, teksa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Agrino.

Mediat greke raportojnë se si pasojë e lëkundjeve, ka pasur shkëputje të masiveve shkëmbore në zonën malore që lidh Thermon me Nafpaktosin.

Pas këtij tërmeti janë shënuar edhe pasgoditje, por më të vogla, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.