Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë mbrëmjen e së dielës, këtë herë pranë qytetit të Patras, duke rritur shqetësimet për aktivitetin e shtuar sizmik në rajon.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, lëkundjet janë regjistruar në orët e mbrëmjes me një magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, dhe me epiqendër vetëm 25 kilometra larg qytetit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por banorët e zonës kanë përjetuar momente frike. Ky është tërmeti i radhës në një seri aktivitetesh sizmike që kanë goditur Greqinë kohët e fundit, mes tyre edhe mijëra mikrotërmete në Santorini, disa javë më parë.