Greqia pritet të ndihmojë Shqipërinë në luftën ndaj COVID-19, duke i dhuruar 20 000 vaksina.

Në një komunikim për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke Aristotelis Peloni tha se vendimi është marr pas konsultave me Komisionin Europian.

“Greqia do të shpërndajë 40,000 vaksina për fqinjët e saj Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore,” tha Peloni.

Nërkohë njoftohet se e njëjta dozë vaksinash do të jepet edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Greqia, në konsultim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre të afërt, do të ofrojë 20,000 vaksina në Maqedoninë e veriut dhe 20,000 në Shqipëri,” tha ai.

Zyrtari grek nuk ka specifikuar se çfarë prodhimi do të jenë vaksinat.