Greqia përveç zjarreve, pandemisë dhe temperaturave të larta duket se nuk po gjen qetësi as nga tërmetet.

Mbrëmjen e sotme një lëkundje me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar në ishullin Nisyros, në kufi më Turqinë.

Po pasdite një tjetër tërmet me magnitudë 5.1 u shënua në Tilos, ishull shumë afër Nisyros.