30qershor 2015 – Shtetet e BE-së kanë refuzuar t’i japin borxhin e tretë Greqisë. Ndërsa nesër është afati i fundit i shlyerjes së borxhit prej 1.6 miliardë eurosh FMN-së nga Greqia. Në pamundësi për ta bërë këtë, Greqia i kërkon BE-së që ta ndihmojë me një tjetër shumë, me afat 2-vjeçar. Ministrat e Financave të Eurozonës nuk kanë rënë dakord për t’ia akorduar borxhin për herë të tretë. Pritet që nesër të vendoset për fatin e Greqisë.

Në mbrëmje, grekët kanë protestuar para parlamentit, duke treguar se ata nuk duan që të dalin nga BE-ja. Ditën e diel do të mbahet referendumi për këtë çështje, pasi qeveria greke, në pamundësi për të realizuar kthimin e borxhit, i ka vënë shtetasit e vet para dilemës nëse do të duhet të dalin apo jo nga BE-ja.

Duket se këto ditë do të vendoset një herë e mirë për fatin e Greqisë, e cila startoi krizën ekonomike që preku më pas dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”