15korrik 2015 – Kaos në Athinë, pikërisht para parlamentit ku për pak minuta skadon afati i vënë nga Eurozona për të votuar pro ose kundër marrëveshjes. Mijëra vetë dolën në sheshin në Sindagma, duke vënë zjarr në disa vatra. Policia ka tentuar t’i zbrapsë me gaz lotsjellës e plumba manovër. Parlamenti grek do të japë për pak vendimin nëse pranon të marrë ndihmën prej 85 miliardë eurosh që do e nxjerrin nga kriza apo jo. Nëse pranohet kjo paketë, atëherë do të shoqërohet me masa të forta, që nga rritja e taksave, reforma etj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/