Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në platformën X ka reaguar për zjarret në Greqi.
Ajo tha se Be po ofron mbështetje me dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca.
“Ne qëndrojmë pranë Greqisë ndërsa lufton me zjarret shkatërruese. BE po dërgon mbështetje nga flota rescEU: dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca. Gjithashtu, janë duke u vendosur zjarrfikëse nga Çekia dhe Rumania. Ky është Solidariteti i BE-së në veprim”, tha Ursula von der Leyen.