Tiranë, 2 korrik 2014 – Marrëveshja e vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, megjithatë duket se Greqia vijon punën e saj pa marrë e parasysh këtë vendim. Këtë muaj qeveria greke do të tenderojë 225 mijë kilometra katrorë dete, për kërkimin e naftës dhe gazit.
“Ethnos” shkruan se 20 kompani ndërkombëtarë si «British petroleum», «EXXONMOBIL», «SHELL», «TOTAL», «CHEVRON» etj, kanë kaluar në fazën përfundimtare. Kërkimet do të fokusohen në zonat detare të Greqisë perëndimore, në ishujt e Jonit dhe në Kretën jugore.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





