3korrik 2015 – Janë orët e fundit që do të përcaktojnë fatin e Greqisë. Të dielën mbahet referendumi nëse populli grek do të vendosë “Po” qëndrimit në BE dhe respektimin e kushteve të liderëve perëndimorë apo “Jo” dhe rikthim të mundshëm në kohën e dhrahmisë. Sipas një sondazhi të kryer sot në Greqi, qytetarët që kanë votë pohuese janë me përqindje të vogël, më tepër sesa ata që mbështesin kryeministrin Cipras. Ky i fundit bëri apel sot që qytetarët grekë të vendosin për “Jo”, pasi sipas tij, në këtë mënyrë ai do të shkojë në Bruksel për të kryer negociata. Në të kundërt, ai ka deklaruar dorëheqjen, duke mos arritur të nxjerrë shtetin nga kriza ekonomike ku është përfshirë. Ditët e fundit kanë qenë tronditëse.
Fotot tregojnë dhimbjen e grekëve të cilët nuk kanë mundur dot të tërheqin paratë në bank. Sot u lejua që çdo pensionist të mund të tërhiqte vetëm 120 euro nga banka. Më tej, nuk parashikohet dot se ç’do të ndodhë.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"