27 qershor 2015 – Falimentimi i Greqisë është gjithnjë e më pranë. Ministrat e Financave të Eurozonës refuzuan kërkesën e Athinës për të zgjatur programin e ndihmës përtej 30 qershorit, kur edhe i pëfundon afati.

Në deklaratën e përbashkët të ministrave të Financës, përgjegjësia e mungesës së marrëveshjes bie mbi palën greke, e cila ka braktisur në mënyrë të njëanshme bisedimet me vendimin për të thërritur një referendum për masat shtrënguese.

Ndërkohë, qytetarë të shumtë grekë janë dyndur drejt bankave për të tërhequr kursimet e tyre, pas vendimit të Kryeministrit Aleksis Cipras për mbajtjen e një referendumi.

Për grekët, referendumi është tregues i falimentimit tëi Greqisë. Në çdo qytet të Greqisë është mbajtur radhë nëpër ATM, aq sa në disa prej tyre kanë mbaruar paratë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/