Greqia është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut sipas zv/ministri të Jashtëm të Greqisë, Miltiadhis Varvitsiotis.
"Greqia do të bashkohet me vendet që kërkojnë të avancohet me procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", tha ai në Parlament ndërsa deklaroi se negociatat për dy vendet duhet të hapen me kushte.
“Greqia ka mbështetur gjithmonë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi e konsideron si një instrument për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha zv/ministri i Jashtëm, duke theksuar se veçimi i procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të destabilizojë Ballkanin. Për këtë arsye, ai kërkoi që procesi i hapjes së negociatave për dy vendet të vijojë paralelisht.
Duke folur për çështjet e jashtme të Greqisë, zv/ministri theksoi se është e rëndësishme që qeveria greke të jetë në një linjë me opozitën, për të shmangur atë që ndodhi me Marrëveshjen e Prespës.