Greqia ka raportuar gjatë 24 orëve të fundit 916 raste pozitive me koronavirus. Sipas raportimeve nga autoritetet mjekësore, bëhet me dije se numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 129.584, nga të cilat 52.5% prej tyre janë burra.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë gjithashtu se në orët e fundit janë konfirmuar 96 persona që kanë humbur betejën me virusin. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4044 persona të vdekur.

Ndërkaq, 527 pacientë po trajtohen në terapi intesive.

Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç. 160 (30.4%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 77.6% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës mbi 70 vjeç.