Athinë, 24 maj 2014 – Nga data 1 qershor Greqia do të rikthejë pensionet OGA për të moshuarit minoritarë. Lajmi është dhënë nga Guvernatori i Institutit të sigurimeve OGA, sipas të cilit nga këto pensione përfitojnë rreth 23 000 persona.
Guvernatori OGA tha se rivendosja e pensioneve për të moshuarit nga minoriteti grek në Shqipëri dhe për të riatdhesuarit nga ish Bashkimi Sovjetik, është urdhëruar nga kryeministri Antonis Samaras dhe do të zbatohet shumë shpejt.
Pensionet OGA u hoqën 2 vjet më parë, dhe për rikthimin e tyre u vendos si kusht, qëndrimi për mbi 20 vjet në Greqi dhe që përfituesit të mos merrnin pension në asnjë vend tjetër.
Pensionet kapin shifrën e 360 eurove në muaj dhe prej tyre kanë përfituar rreth 18 000 minoritarë grekë në Shqipëri, apo persona që kanë mundur të sigurojnë dokumente, që vërtetojnë lidhje me kombësinë greke.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





