Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Greqi.

Viktima e fundit është një 87-vjeçar nga Damaskina e Kozanit.

Aktualisht në Greqi ka 464 të infektuar, në një kohë kur qeveria vazhdon shtrëngimin e masave sa i takon frenimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19 në vend.

Nga e mërkura janë mbyllur të gjitha bizneset në vend, me përjashtim të supermarketeve, farmacive, furrave, pikave të shumicës me ushqime, karburanteve dhe bankave.

Ndërkohë do të mbeten të hapura portet dhe aeroportet, si dhe urbanet, linjat interurbane, taksitë dhe metroja e Athinës.