Ndryshojnë rregullat e hyrjes në Greqi, pas vendimit që ka marrë qeveria e shtetit fqinj.

Mësohet se nga data 7 shkurt te gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt shtetit grek do të paraqesin vetëm certifikatën e vaksinimit, e cila quhet e plotë nëse janë kryer dy doza.

Lajmi është bërë i ditur ministri grek i shëndetësisë.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët nuk e kanë të detyrueshme të paraqesin testin e PCR-së ose testin e shpejtë.