Në të gjitha rastet që njohim, kur ke një motër të famshme, rruga që bën motra tjetër, sidomos në të njëjtën fushë, do të jetë më e lehtë. Por kjo ka edhe anën negative. Kur motra e madhe është shumë e talentuar, motrës tjetër i duhet të jetë në të njëjtën lartësi si ajo, sepse të gjithë do ta krahasojnë me të.
Në këtë kuptim, duket se Eni Koçi duhej të mendohej dy herë kur vendosi të futej në muzikë. Greta, motra e madhe, ka filluar të këndojë që 13 vjeçe, duke u afirmuar si një këngëtare profesioniste menjëherë.
Por Eni, së cilës Zoti i kishte dhënë të njëjtën ngjyrë vokale si të motrës, bëri sukses personal që me këngët e para. Që të dyja sot janë dy nga zërat më të mirë në muzikën tonë. Por ne i sollëm në rubrikën “Retrospektivë”, për të parë pak edhe ndryshimin e tyre fizik në vite.
Fotot e vjetra janë të rreth 8 viteve më parë dhe as që diskutohet që në vite vajzat janë zbukuruar, madje janë bërë shumë më seksi. Eni është rritur duke u bërë një zonjushë shumë e bukur, ndërkohë që Greta fare pak ka lëvizur fizikisht, duke mos e ndryshuar fizionominë. /Panorama.al/