Greta Koçi ka folur për herë të parë lidhur me çështjen e videos së saj, të bllokuar në Youtube pasi producenti Besim Buzuku i njohur si Chipsi, e ka akuzuar se nuk i ka dhënë shumën e plotë të pagesës për këngën 'I besova' duke i thënë atij se nuk kishte në plan ta këndonte.
Këngëtarja është shprehur për Lajmin se kënga është kompozuar nga ajo vetë, ndërsa videoja i është bllokuar pa dijeninë e saj nga Erkand Shabani, të cilin ajo nuk e njihte.
'Unë nuk e njoh personin në fjalë', ka thënë ajo, 'Kur pashë që më ishte bllokuar videoja, mora vesh se dikush që nuk e njihja e kishte bërë këtë, pa asnjë dijeni nga ana ime' , ka thënë ajo për Shabanin, menaxher i kanaleve në Youtube të artistëve shqiptarë. Në një postim të mëparshëm, ajo shkruante se ai ishte një haker.
'Unë erdha këtu në Kosovë për këtë, dhe kemi biseduar e videoja do të lirohet në Youtube', ka thënë ajo.