17 shkurt 2015 – Pas aksidentit që pësoi, Greta Koçi ka thënë se ka shpëtuar me disa fraktura në të dy këmbët dhe disa shembje në pjesën e fytyrës. Ajo është shprehur se nuk ka probleme në kokë dhe as thyerje, por nuk mund të ecë për shkak të dhimbjeve.
"Jam tronditur dhe kam shembje në të gjithë trupin, por nuk kam probleme me kokën, ka thënë ajo. "Nuk kam thyerje të këmbëve, thjesht kam shembje. Më dhembin dhe nuk i vë dot këmbët në tokë".
Sa i takon aksidentit të këngëtares Greta Koçi, disa foto janë postuar në faqen e saj në Facebook, ku së bashku me disa aktivistë ndodhen ende nën kujdesin e bluzave të bardha. Greta Koçi u përfshi në një aksident rrugor mesditën e së dielës në aksin Vorë–Fushë Krujë.
Nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka qenë në makinë me disa aktivistë të tjerë të këtij forumi, teksa i drejtoheshin jugut të vendit, me ndihma për familjet e përmbytura.





