Tiranë, 5 gusht 2014 – Këngëtarja e njohur dhe ish drejtoresha në Ministrinë e Punëve të Brendshme Greta Koci ka paditur gazetën “Dita” për fyerje e shpifje me qëllim cënim personaliteti. Padia është bërë sipas neneve 608-654.
Greta Koci kërkon dëmshpërblim për këtë cënim personaliteti në masën 10 milion lekë të reja.
Ajo ka depozituar shumën prej 100 000 lekësh të reja për sigurim padije, me qëllim të bllokimit të vlerave monetare të Shoqërisë “Publikime shqiptare SHPK”, e përfaqësuar nga Denis Sulaj, pjesë e së cilës është gazeta “Dita”.
Bllokimi i vlerave monetare të gazetës Dita do të bëhet në bankat: Raiffeisen Bank, BKT, Credins Bank, Procredit, Tirana Bank, Alfa Bank, Credit Agricole dhe First Investment Bank. Çështja gjyqësore ka numrin 12986 dhe gjyqtar është Arjan Aliaj.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





