Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me grevën e grave të naftëtarëve në Ballsh, të cilat sot janë në ditën e 21-të.
Përmes një postimi në Facebook, Meta bën apel për vendosjen e dialogut mes qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.
“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.
Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.”, shkruan Meta.





