Të gjitha pikat kufitare me Greqinë, nga sot do të jenë të mbyllura për dy ditë me radhë.
Njoftohet se deri më datë 4 prill, dogana e Kapshticës, e Kakavijës, e Tre Urave dhe Qafë Bota nuk do të funksionojnë.
Shkak është bërë një grevë nga ana e Sindikatës Doganore.
Lajmërimi një ditë më parë ka bërë që shumë shtetas të lëviznin drejt Greqisë ditën e djeshme.
Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga Kapshtica kanë hyrë 2504 shtetas dhe kanë dalë 2335.
Kushtet e tjera të grevës mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 prill nuk do të lejohen hyrje-daljet e mjeteve të transportit të mallrave, të autobusëve dhe shërbimit taksi, por vetëm këmbësorët pa bagazhe.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.
Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.