Tiranë, 24 maj 2014 – Greva e urisë së të shkarkuarve nga administrata ka hyrë sot në ditën e katërt, ndërkohë që nuk kanë munguar problemet shëndetësore te pjesëmarrësit në këtë grevë.

Kështu që në orët e para të mëngjesit të sotëm është larguar një greviste për shkak të shfaqjes së problemeve me shëndetin, ndërkohë që vetëm disa orë më vonë një tjetër grevist është ndjerë keq për shkak të luhatjeve të tensionit, ndaj është transportuar me ambulancë për në spital.

Pasditen e djeshme grevës së urisë iu shtua në tjetër grevist që e çoi në 15 numrin e personave të ngujuar në çadrat para Piramidës, ndërkohë që me të larguarit e sotëm ky numër shkon sërish në 13.

Grevistët vizitohen vazhdimisht nga eksponentë të Partisë Demokratike dhe kreu Lulzim Basha që kanë shprehur mbështetjen për kauzën e tyre.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/