Tiranë, 3 qershor 2014 – Ne diten e 14-te te greves se urise se te larguarve nga puna ne administrate, kryetarja e greves Nertila Qafzezi i ka bere apel Rames te tregohet human e te dialogoje me ta.

Deklarata per mediat eshte bere pak caste pas solidarizimit me kete greve te 29 zjarrfikësve të stacionuar pranë tunelit të Kalimashit, të pushuar tashmë nga puna.

“Ne jemi të ngujuar masakra ne administratë vazhdon, vazhdojnë largimet e paligjshme. 29 zjarrfikës në tunelin e Kalimashit, janë pushuar rishtaz. Ky eshte një sinjal ogurzi. I bëjmë thirrje kryeministrit, pasi gjendja është e rëndë, nuk e bëjmë për veten, por për të ardhmen e një brezi. Rama bëhu human dhe i përgjegjshëm. Jemi këtu në pritje të dialogut”,- tha Qafzezi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/