Nga qyteti i Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për situatën në aeroportin e Rinasit ku vijojnë të jene të pezulluara fluturimet.
Teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu, kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka shans që forca të verbëra të marrin peng të ardhmen dhe të ndalin procesin e vaksinimit.
“Është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme, pasi ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave, pasi kjo është një kohë ku realisht çdo sekond vlen dhe ne nuk po lëmë minuta pa shfrytëzuar. Kjo është pak po e sigurt. Nuk ka shans që forca të verbëra të së shkuarës që duan me çdo kusht të marrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces, i kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin e gabuar.”





