Deputetja e Partisë Demokratike Valentina Duka, shprehet se kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar duhet të braktisin menjëherë demagogjinë, mashtrimet e sulmet dhe të plotësojnë sa më mirë kërkesat e studentëve. 

Duka thotë se qeveria tanimë ka filluar një fushatë manipulimesh dhe kërcënimesh ndaj studentëve dhe stafeve universitare, e sipas saj kjo po shoqërohet edhe me një prirje arrogante për të denigruar e diskredituar pedagogët e universiteteve dhe duke u përpjekur që fajtori për gjendjen e arsimit të kërkohet tek ata.