Pas 16 orë negociatash maratonë me punëdhënësit, sindikata IG Metall vendosi këtë javë një grevë 24 orëshe në më shumë se 250 fabrika në Gjermani.
Grevat e para paralajmëruese 24 orëshe në industrinë gjermane, shkak i një mosmarrëveshje lidhur me pagat dhe orarin e punës, që do të nisë sot në mbrëmje, njoftoi sindikata e metalurgjisë IG Metall.
Në Baden-Vyrtemberg, North Rhine-Westphalia dhe Rheinland-Pfalz disa zona që do të preken nga greva, kryesisht degët e grupit Thyssenkrupp dhe ZF Friedrichshafen.
Pas dështimit fundjavën e kaluar të një raundi të ri negociatash me përfaqësuesit e punëdhënësve, sindikata vendosi të reagojë menjëherë duke bërë thirrje për grevë në 250 biznese për ditën e mërkurë.
Këto greva paralajmëruese me ndërprerje të një dite të plotë pune do të kenë vërtetë ndikim dhe kosto mbi prodhimin, përcjell Atsh.
Në formë kundërpërgjigje, Federata e Punëdhënësve Nordmetall vendosi të mbledhë ditën e mërkurë federatat e saj për të vendosur mbi mundësinë e një ankese në gjykatë ndaj veprimeve të sindikatës, një kërcënim i bërë edhe më parë.