Tiranë, 27 maj 2014 – Sot në ditën e shtatë të grevës së urisë së të shkarkuarve nga administrata publike, gjendja e grevistëve është rënduar së tepërmi.  Kjo duket qartë dhe në vetë faktin se herë pas here grevistët largohen për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas i bashkohen sërish grevës së urisë.

Diten e shtate gjendja shendetesore e grevisteve vazhdon te perkeqesohet. Ne cadren e ngritur perbri godines se Kryeministrise vazhdojne te qendrojne 13 persona pas rikthimit ne greve te Sokol Ukperajt, i cili mbremjen e shkuar i ishte drejtuar spitalit per tu mjekuar.

5 ish punonjës të policisë iu bashkuan grevës së urisë së punonjësve të shkarkuar të administratës pranë kryeministrisë. Pas kësaj numri i grevistëve të urisë arrin në 18 persona. 5 grevistët e rinj janë: Ismail Elezi, Qamil Shkaba, Shefki Lushaj, Bledar Kolthi dhe Hivzi Bushati, ish shefi i FNSH-së të Shkodrës.

Ndërkohë që një tjetër i shkarkuar nga puna vetvritet. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetarja e Shoqatës në Mbrojtje të Personave të Shkarkuar nga Aministrata, Nertila Qafzezi. Sipas saj, viktima punonte si pompist në hidrovorin e Tales në Lezhë. Largimin nga puna e kishte ankimuar, por depresioni sipas Qafzezit nuk e la të priste vendimin.  Pas këtyre momenteve çadra e sakrificës është vizituar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/