Deputetja e PD-së Grida Duma ka dalë kundër vendimit të lexuar nga Enkelejd Alibeaj, në emër të grupit të PD-së, që kushtëzonte negociatat me deputetët e Komisionit të Rithemelimit, me përjashtimin e Berishës nga strukturat e larta të partisë.
Duma tha se nuk mund të nisin negociata me kushte, ndërsa shtoi se qëndrimin personal të saj në raport me Berishën, do ta bëjë me dije kur negociatat për bashkimin e PD-së të kenë nisur.
A ka më nevojë të ketë kusht, që Berisha të mos jetë në forumet e larta të Partisë?
Grida Duma: Ne kemi qenë shumë luajalë edhe ditën që kemi bërë takimin, ndërkohë që Lulzim Basha nuk ishte dorëhequr ende. Vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit, nuk mund të quhet vendim grupi. Nuk mund të ketë kushte, dhe më pas të ketë negociata.
Unë them që duhet bërë një bisedë e thellë me një grup që përfaqëson të gjithë ngjyrimet, nëse kërkojmë zgjidhje nuk mund të nisim negociata me përjashtime. Qëndrimin tim personal do ta them pasi negociatat të nisin.





