15 qershor 2015 – Kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, tha sot në emisionin e Bashkim Hoxhës “Koha për t’u zgjuar” se ka ardhur koha që plazhi t’u kthehet durrsakëve. “Nuk mund të jenë durrsakët turistë. Kështu janë cilësuar deri tani. Nuk mund të paguajnë durrsakët për shezlongët”, tha Duma. Ajo këmbënguli në projektet afatgjata, me qëllim ruajtjen e identitetit të Durrësit. Sipas saj, nëse do të fitojë bashkinë, marrëdhënia me kryeministrin Edi Rama do të jetë normale, edhe pse e konsideron që në këtë periudhë ai ka bërë vetëm fushatë dhe jo detyrëne tij si kreu i qeverisë së Shqipërisë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





