Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes së PD-së Grida Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.